Sanduloviç: Nëse fiton Trump, do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

6 Prill 2024 | 09:43

Politikani serb Nikola Sanduloviç tha se nëse Donald Trump zgjidhet sërish presidenti i SHBA-së do të sillte ndikime negative në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në marrëdheniet mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania, Sanduloviç tha se ai po iu bën apel edhe serbëve në Amerikë që të mos e votojnë, pasi sipas tij Trump glorifikon politikën e kinës dhe ka marrëdhenie shumë të mira edhe me Vladimir Putinin.

“Mendoj se kjo është problem me siguri sepse e keni parë se Trampi është ende i lidhur me Grenellin, i cili sipas meje, është një nga shkaktarët e problemit dhe njeriu i cili më ka shkaktuar kaq shumë probleme, jo vetëm mua personalisht për shkak të qëndrimeve të mia lidhur me zgjidhjen e problemit dhe çështjes së Kosovës dhe Serbisë, por edhe për shkak të keqpërdorimeve financiare nga ana e tij.

Unë, si republikan, e kam thënë dhe u kam bërë apel serbëve në Amerikë që të mos ia japin votën Donald Trampit sepse neve nuk na duhet ky lloj i bashkëpunimit të presidentit amerikan i cili glorifikon dhe flet për presidentin e Koresë së Veriut se kështu duhet bërë, dhe së atë e glorifikojnë. Kjo është një disiplinë dhe dua që edhe populli im të më trajtojë kështu kur unë dal.

Njeriu i cili me Putinin ka shumë, shumë biseda private dhe marrëveshje private, njeriu i cili po ashtu glorifikon kinezët. Mendoj se ky është një problem i cili do të bëhej problem botëror dhe absolutisht do të ndikonte në Ballkan. Absolutisht. Kjo pastaj do të bëhej problem të cilin nuk do të mund ta zgjidhte as Serbia as Kosova dhe ne do të ishim të shtyre në një tjetër konflikt i cili do të ishte i pashmangshëm në atë moment”,-tha Nikola Sanduloviç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026

Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit...
18:24 | 20/06/2026

Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë

Gazetari, Misha Pumo në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:21 | 20/06/2026