Skënderbeu e Tirana për “Final 4”/ Fagu analizon kundërshtarin e së hënës
Një ndeshje me shumë rivalitet pritet të jetë ajo mes Skënderbeut e Tiranës në Korçë, me dy skuadrat të cilat synojnë të jenë pjesë e “Final 4”.
Forma në javët e fundit ka qenë e paqëndrueshme, më tepër tek bardheblutë, të cilët së fundmi u mposhtën në kupë nga Kukësi.
Trajneri Erbim Fagu në konferencën para ndeshjes analizoi kundërshtarin dhe vështirësitë që e presin skuadrën.
“Skënderbeu është skuadër që, sidomos së fundmi ka zhvilluar paraqitje të mira. Pozitat janë të tillë, ku na interesojnë vetëm 3 pikët. Do luftojmë për maksimumin. Gjithsesi kemi punuar këto ditë në mënyrë psikologjike. Lojtarët janë koshientë për këtë ndeshje”-tha Erbim Fagu, trajner i Tiranës.
Më tej, tekniku ka pohuar se skuadra është ende ne kohë për arritjen e objektivave.
“Nuk mendoj se cfarë do ndodhë nesër a pasnesër,m mendoj momentin, të bëjmë maksimumin. Sigurisht rezultatet nuk janë ato që donim. Jemi në kohë të kapim objektivat”-tha Fagu.
Largimi i Frenklin, nuk shihet si një problem tek korçarët.
“Sigurisht Frenklin ishte lojtar me vlera për kampionatin jo vetëm Skënderbeun. Për vetë skuadrat në superior, një lojtar nuk prish ekuilibrat apo strukturat. Skënderbeu ka dhe lojtarë të tjerë, kështu që vlerësimi është maksimal”-theksoi Fagu.
Skënderbeu-Tirana luhet në orën 18 në Korçë për llogari të fazës së katërt, ndërsa në 3 ndeshjet e mëparshme kanë fituar nga 1 secila, dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione