Bilbao triumfon në finale/ Baskët sigurojnë trofeun pas ekzekutimit të penalltive

7 Prill 2024 | 22:13

Atheltic Bilbao nuk ka zhgënjyer në finalen e kupës së mbretit në Spanjë, duke ngritur lart trofeun për herë të 24-të në histori.

Skuadra e Ernesto Valverdes regjistron një ecuri fantastike në këtë trofe, pasi ka eliminuar në fazat e mëparshme ekipe si Barcelona apo Atletico Madrid. Në Sevija, baskët zhvilluan një ndeshje pozitive, dukshëm më mirë se kundërshtari, por me disa raste të shpërdoruara.

Në minutën e 21’ Rodriguez kaloi në avantazh Majorkan pas një gjuajtje nga brenda zone, me topin që u ndal në rrjetë. Në fraksionin e dytë, poas 5 minutash lojë Sancet riktheu ekuilibrat. Koha e rregullt u mbyll në barazpeshë, bashkë me kohën shtesë, ndërsa u desh ekzekutimi i 11metërshave për të shpallur fituesin.

Tek Bilbao realizuan të gjithë lojtarët, ndërsa ndërsa tek Majorka Morlanes dhe Radonjic. Athletic Bilbao fiton kështu edicionin e dytë të Copa del Rey në 4 të zhvilluara, ndërsa është i 24-ti në historinë e këtij kompeticioni. Sa i përket Majorkas kjo është finalja e katërt e humbur, ndërsa numërojnë vetëm një trofe të fituar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026