“Filmoi rrahjen e tifozit shqiptar”- Iljazi: Si u arrestua gazetari në RMV
Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, ka zuluar detaje të reja nga arrestimi i gazetarit shqiptar në Maqedonin ë e Veriut, Furkan Saliu.
Iljazi tha se ngjarja ndodhi ditën e diel, teksa themeluesi i “PortaliX” në RMV, po shihte një ndeshje futbolli.
Sipas gazetares në një moment filloi të kishte përplasje mes Njësive Speciale të forcave të Maqedonisë së Veriut dhe tifozëve shqiptarë.
Kur policia po dhunonte një tifoz shqiptar, gazetari ka nxjerrë telefonin për ta filmuar dhe për ta pasqyruar në media. Në atë moment ai është ndaluar nga policia se pse po bënte punën e tij, tha Iljazi.
“Gjithçka ka filluar në një ndeshje futbollistike që është konsideruar me rrezik të lartë dhe zakonisht ka dhe prani të shumtë të forcave policore dhe atyre speciale. Pasi ka përfunduar ndeshja policia ka qenë në prag të përleshjes me disa tifozë shqiptar dhe një të ri shqiptar kanë dashur ta arrestojë dhe kanë filluar ta rrahin. Në atë moment Furkani ka nxjerrë telefonin dhe ka dashur ta inçizojë me qëllim që ta pasqyrojë në portalin e tij. Në taë moment policia ka reaguar dhe e ka arrestuar së bashku me djalin tjetër që ka qenë tifoz. Thjesht një reagim që pse po e arreston padrejtësisht dhe në momentin që ka nxjerrë telefonin për të inçizuar rastin, gazetari nuk është lënë të bëjë punën e tij. E kanë arrestuar dhe u mbajt disa orë pa informacion se për çfarë është arrestuar. Nuk dihej as në cilin stacion policor po mbahej”, tha Iljazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh