Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin

29 Mars 2021 | 10:21

Qeveria e ka shpallur 29 marsin ditë zie kombëtare për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.

“Shpalljen ditë zie kombëtare, datë 29/03/2021 në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe një deputet në një sërë legjislaturash. Në të gjithë institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Shpenzimet e varrimit dhe ceremonialit do të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit”, thuhet  ndër të tjera në vendimin e qeverisë.

Deputeti socialist ndërroi jetën në moshën 59-vjeçare. Ai prej disa ditësh ishte prekur nga COVID-19, betejën me të cilin nuk arriti ta fitonte.

Ai ishte një nga figurat më të njohura politike.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, kur u zgjodh kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Më pas, zoti Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Lexoni gjithashtu:

Ndahet nga jeta deputeti socialist Bashkim Fino

Rama mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Sot do të ndalen aktivitetet elektorale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026