“Ikën dritat në spital, vdiqën 4 persona”- QSUT përgënjeshtron Vokshin: E pavërtetë
Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë këtë të hënë, u shoqërua me një denoncim të fortë të nga ana e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Në fjalën e saj Vokshi deklaroi se 4 pacientë të intubuar kanë humbur jetën në QSUT, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për rreth 2 orë.
Por denoncimi është përgënjeshtruar nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku thuhet se lajmi është i pavërtetë. Në reagimin e QSUT theksohet se ka pasur luhatje të tensionit të energjisë dhe difekti është rikuperuar menjëherë nga reagimi i teknikëve të spitalit të asistuar dhe nga OSHEE.
“QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:
Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.
QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment”, thueht në reagimin e QSUT.
Deklarata e Albana Vokshit:
Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni nga një punonjës që punon në QSUT, aty kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë