Më pak se 2 muaj për rinovimin Red Bull-Perez

8 Prill 2024 | 14:26

Sergio Perez pre të njohë të ardhmen e tij në Red Bull dhe F1 jo më vonë se fundi i muajit Maj për shkak se meksikani është në vitin e fundit të kontratës. Një situatë e përjetuar më parë prej tij kur firmosi për një sezon 3 vite më parë duke fituar më pas të drejtën për rinovim.

Duke parë paraqitjet e tij në 4 garat e para mund të kuptosh pse është aq i qetë kur e pyet për të ardhmen në sportin e tij. Perez nënshkroi për dy sezone me skuadrën nga Milton Keynes vitin 2022 por në Formula 1 nuk je asnjëherë i sigurtë dhe ashtu sic fiton terren mund të humbasësh edhe vendin në skuadër.

Megjithë problemet që hasi një vit më parë te Red Bull, austriakët vendosën ta mbanin meksikanin për 2024 për shkak të vendit të dytë në klasifikimin përfundimtar për pilotë pas Max Verstappen. 2023 ishte sezoni i 1’rë që  Red Bull e mbylli me pilotët e saj në 2 vendet e para në renditje.

Këtë vit Perez flet nëpërmjet pistës ku është renditur e herë në vendin e 2’të dhe vetëm në Melbourne përfundoi i 5’ti. Gjithashtu është pas Verstappen në klasifikimin e përgjithshëm cka do ta ndihmojë ta sigurojë më shpejt se sa pritet të ardhmen e afërt në F1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024