Serbët bojkotojnë referendumin, largohen nga zgjedhjet e 21 prillit në Kosovë

8 Prill 2024 | 16:14

Pas deklaratave për bojkot të referendumit në Veri, Lista Serbe ka tërhequr ditën e sotme anëtarët e saj në komisionet e zgjedhjeve.

Diplomatët e SHBA dhe vendeve të BE në Prishtinë e cilësojnë vendimin si të gabuar.

Vendimi për tërheqjen nga zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të Listës Serbe, është cilësuar si një vendim i pamatur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Bojkotimi i zgjedhjeve të 21 Prillit, nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, është komentuar gjërësisht në media. Ka qënë kryetari i Listës Serbe që ka komentuar largimin duke u shprehur se janë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit, se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”.

Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës vendosi që votimi të mbahet më 21 prill, pasi i verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023 në zgjedhjet të cilat u bojkotuan nga serbët në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026

Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një...
17:21 | 29/06/2026