Dita Ndërkombëtare e Romëve, diskriminimi dhe sfidat në arsim e punësim
Sot është dita ndërkombëtare e romëve. Euronews sjelle historinë e Mimoza Nexhipit e cila është martuar me një pjesëtar të komunitetit rom dhe thotë se paragjykimet dhe diskriminimi ndaj këtij komuniteti është në një pjesë të madhe të shoqërisë.
Sot në ditën Ndërkombëtare të Romëve, ajo tregon peripecitë dhe etiketimet që i është dashur të përballojë.
“Kam punuar pastruese në gjelbrim, na paragjykonin, na distanconin, na thoshin gabele. Pse ne familjet rome të mos ishim dhe ne në shkollat më të larta, jemi të ditur pavarsisht paragjykimeve”, tha Nexhipi.
Familjet rome në Shqipëri, sipas OJF-ve mendohet se janë rreth 100 mijë, por ende nuk ka një shifër të saktë të tyre. Me kalimin e viteve, situata e tyre është përmirësuar ndjeshëm, por përsëri arsimi mbetet hallka kryesore problematike në këtë komunitet.
“Arsimi dhe punësimi janë dy fusha që janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kjo ka ndikuar në arsimimin, i kanë hequr fëmijët që janë 10-12 vjeç nga shkolla për të mbajtur një fëmijë më të vogël, prindërit shkojnë lypin ose gjejnë një punë sezonale, tha Pëllumb Furtuna, drejtor i Rromani Baxt.
Martesat e hershme vijojnë të mbetën një problem në këtë shoqëri. Ndër arsyjet kryesore përse vajzat dhe djemtë, braktisin shkollën.
“Kam mbesën që është 15 vjeçe dhe 5 klasë ka bërë ngaqë jemi rome u paragjykonin, gabele dhe pak ksihte fëmija zhvillim të teper dhe u detyronim, janë martuar nga 14 vjeç”, tha Nexhipi.
Vitet e fundit është rritur numri i familjeve rome që punojnë dhe shkollohen, por megjithatë, sfidë mbetet integrimi në shoqëri.
“Ky diskrimimin është i dukshëm jo me njeri-tjetrin por nga shteti poshtë, pavarësisht se unë kam shkollë dhe mua nuk më japin punë stimulohen të tjerët, kur unë si rome punoj aq shumë si e si të mbaj vendin e punës. 90% pengesë është diskriminimi”, tha Meleqe Rrenja, mësuese.
Dita Ndërkombëtare e Romëve, synon të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi sfidat që kalon komuniteti Rom në mbarë botën. Si dhe një rikthim i vëmëndjes së historisë, kulturës dhe traditave të këtij komuniteti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta