Komuniteti rom i lënë në mjerim, me sytë nga lëmosha dhe qindarkat e riciklimit

5 Nëntor 2021 | 17:16

Në një vend ku jeta e zhurmshme nuk ndalon, ku çdo ditë shtohen ndërtesat luksoze dhe rrugët janë kthyer në pasarela mode, më tutje, në cepat e saj, jeta ndryshon kryekëput dhe koha ka ndaluar.

“Kam gati 10 vjet që jetoj në këtë gjendje pa shtëpi, kaq e varfër. Më dy fëmijë jetimë, ndihmë nuk kam. Me bidonë duke lypur, nuk kam të ardhura të tjera. Qeraja 20 mijë lekë…,” tregon për Euronews Albania, Mimoza Meta, banore e Kamzës.

Duket se vështirësitë e jetës janë një barrë që ky komunitet e mban së bashku.

“Nuk ia del dot vetëm se burri im është dhe sëmurë. Unë që shkoj që pastroj ndonjë shtëpi marr 10 -15 mijë lekë, me ato….100-150 edhe këto ikin më shumë ujë e drita e borxhe, se në dyqane kemi shumë borxhe,” shprehet një tjetër qytetare.

Një banor i Durrësit, i cili quhet Ilir Meta sikurse presidenti shqiptar, thotë se mbledhja e plastikës për riciklim ushqen fëmijët e tij, ndërsa jeton në një barrakë me frikën e dëbimit.

Fëmijët janë ata që vuajnë më së shumti pasojat. Ata nuk i gjen në bankat e shkollës, por në rrugë, duke zgjatur dorën për ndihmë.

Në planin e qeverisjes së PS për mandatin e shkuar u premtua se 100 për qind e fëmijëve romë dhe egjiptianë do të regjistroheshin dhe do të mbaronin arsimin e detyruar 9-vjeçar e madje një pjesë e mirë edhe universitetin. Por gjatë vëzhgimit që Euronews Albania ka bërë në zonat si Kamëz, Lushnjë dhe Durrës, rezulton se fëmijët nuk kanë përfunduar as ciklin e ulët.

Situata e këtij komuniteti duket se do të mbetet pa një zgjidhje. Kudo që ata trokasin ka vetëm një përgjigje: heshtjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026