Agron Shehaj: Ja pse votova kundër amnistisë penale dhe mesazhi për SPAK

8 Prill 2024 | 21:34

Deputeti i PD-së Agron Shehaj, në një intervistë për Euronews Albania, ka treguar se përse votoi pak ditë më parë kundër amnistisë penale.

Shehaj theksoi se votimi i amnistisë penale ishte një mesazh për SPAK, ku sipas tij këtij institucioni po u thuhet se ju po i kapni ndërsa qeveria po i liron.

“Nuk më pëlqente të komentojë votën e tjerëve. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte kundër SPAK. Jemi në një fazë kur të gjithë pushtetarët po dynden në dyert e SPAK për të dhënë llogari se çfarë kanë bërë. Mazhoranca me urgjencë mblidhet dhe voton amnistinë, shkon në një drejtim totalisht kundër. SPAK po i thuhet se ju i kapni dhe ne po i lirojmë. Për qeverinë SPAK është një rrezik i vërtetë dhe këta e shohin si kërcënim, kjo s’ka diskutim. Sa më shumë SPAK të bëjë detyrën e vet dhe mos të shkojë deri te ministrat aq që më shumë do të kenë reagime nga qeveria”-tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026