Aksidentet përgjakin rrugët, 50 humbje jete në tre muaj
Orët e para të mëngjesit të datës 6 mars do të përgjaknin sërish rrugët e vendit, ku nëaksin Rrogozhinë-Peqin do të shuheshin tre jetë njerëzish si pasojë e një aksidenti. Përplasja e dy automjeteve do t’i merrte jetën oficerit të policisë së Burgut të Peqinit dhe një çifti bashkëshortësh ndërsa i plagosur mbeti fëmija i tyre.
Kjo ngjarje e rëndë do të regjistrohej vetëm 48 orë pas aksidentit të rëndë me tre viktima në Kodër Kashar.
Regjistrimi i një bilanci të tillë të ngjashëm me atë të një lufte, angazhoi Policinë Rrugore në zbatimin e një plani masash të koduar “RoadPol Mars 2021” me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Monitorimi i shkelësve nga toka e ajri në 10 ditët e para të muajit mars prodhoi jo pak, por mbi 14 mijë masa administrative si dhe arrestimin e 56 shoferëve.
Parakalimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit si dhe shpejtësia tej normave të lejuara janë shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga policia rrugore.
Por, pavarësisht masave të ndërmarra nga ana e unifromave blu, situata në rrugët e vendit vijon të mbetet shqetësuese, ku nga fillimi i vitit 2021 deri më datë 10 mars si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 50 persona ose 16 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania