Tabaku: Tregun i Përbashkët pozitiv, por duhet të përfitojnë bizneset e vogla

9 Prill 2024 | 12:14

Në mbledhjen e Komisionit të  Çështjeve Europiane, deputetja e PD Jorida Tabaku shprehu vlerësim në lidhje me marrëveshjen e Tregut të Përbashkët Rajonal, e cila është firmosur mes qeverisë shqiptare dhe BE.

“Falenderojmë BE dhe Komisionin Europian për vendimin që ka marrë për procesin e integrimit gradual”, u shpreh deputetja Tabaku ndërsa analizoi edhe situatën me përfitimin e të ardhurave dhe njëkohësisht fokusin e qeverisë për të përfituar maksimumin nga këto fonde.

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane është treguar skeptike në lidhje me qeverinë në aftësinë e saj për të përfituar fondet ndërsa theksoi se kjo mungesë ka sjellë edhe kosto për bizneset dhe sidomos biznesin e vogël.

“Shpresoj që plani i reformave ekonomike, të paktën për këtë kapitull që ne po diskutojmë, të vij të konsultohet në parlament. Biem të gjithë dakord që hapja e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Ekonomike ndaj Shqipërisë me procesin e intregrimit gradual që ka filluar pak muaj më parë, duhet patjetër që të ketë qasje maksimale nga qeveria që ne të përfitojmë maksimumin. Duhet të bëjmë çdo përpjeke që çdo gjë që është në dispozicion ndaj këtyre instrumentave që nuk kanë qënë mëpërpara, sepse janë instrumenta të rinj për Ballkanin Perëndimor, ne të mos kemi luksin që t’i humbim. Dua të theksoj që çdo marrëveshje e tillë që përfitojnë bizneset e vogla do të ketë dhe mbështetjen e opozitës edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për mbështetje konkrete për bizneset. Falenderojmë BE dhe Komisionin Europian për vendimin që ka marrë për procesin e integrimit gradual!” u shpreh Tabaku në fjalën e saj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026