Prenë dru në parqet Shebenik dhe Gavadec, arrestohet 1 person. Në kërkim 16-vjeçari

9 Prill 2024 | 14:22

Policia ka goditur dy raste të prerjes së kundërligjshme të pyjeve në parqet kombëtare “Shebenik” dhe “Gavadec”.

Policia e Librazhdit bën me dije se në pranga ka përfunduar 1 shtetas, ndërkohë që po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij 16 vjeç.

Në banesën e të arrestuarit u gjet një sasi drush për zjarr që dyshohet se janë prerë në këto parqe, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të kontrolleve gjatë ditës dhe natës, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në bashkëpunim me inspektorët për mbrojtjen e pyjeve, kanë evidentuar dhe goditur disa raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Për to, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 58 vjeç dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve mars dhe prill 2024, kanë prerë dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve “Shebenik” dhe “Gavadec”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë 24/7, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026