Operacioni i përbashkët anti-drogë, Shqipëri, Itali, Gjermani, çfarë u sekuestrua

9 Prill 2024 | 09:09

Një operacion i gjerë antidrogë po kryhet nga Shërbimi Qendror Operativ dhe Skuadra ajrore e Bolonjës, e koordinuar nga Drejtiria Antimafia e Bolonjës, në shkatërriin e një grupi kriminal  shqiptar i specializuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Gjermania.

Gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, Departamentit të Policisë Kriminale pranë Interpol Kombëtar. Hetimet zbardhën se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës, shpërndanin disa kilogramë kokainë në javë në të gjithë territorin kombëtar për blerës të shumtë, bashkatdhetarë të tyre. Organizata shqiptare mundi të furnizohej edhe me sasi të konsiderueshme marijuane.

U monitoruan udhëtime të shumta të korrierëve shqiptarë nga Gjermania në Itali.

Disa arrestime, me bashkërendimin e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, janë kryer edhe në Shqipëri dhe Gjermani, me bashkëpunim të forcave të policisë përkatëse.

Konkretisht u kryen 13 masa shtrënguese dhe u hetuan gjithsej njëzet e dy persona.

Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 26.5 kg kokainë dhe 11 kg marihuanë dhe u arrestuan në flagrancë 5 persona.

Në orën 10:30 do të mbahet një konferencë për shtyp në selinë e policisë së Bolonjës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026