Kremlini paralajmëron më të keqen pas përkeqësimit të vërshimeve në Rusi

10 Prill 2024 | 07:31

Kremlini ka paralajmëruar për rritje të mëtejme të niveleve të ujit në disa rajone të shtetit, teksa dhjetëra mijëra rusë dhe banorë të Kazakistanit fqinj janë duke tentuar të shmangin ato që mund të jenë vërshimet më të këqija në dekada, për shkak se temperaturat e larta janë duke shkrirë borën më shpejt sesa zakonisht.

Më shumë se 10.000 shtëpi tashmë janë vërshuar nga uji që ka rrjedhur prej Maleve Ural dhe atyre në Siberi, prandaj mijëra njerëz janë në rrezik, sipas zyrtarëve lokalë.

Në veri të Kazakistanit, situata është thënë të jetë edhe më e rëndë, pasi mbi 86.000 njerëz janë evakuuar.

Shumë rajone në të dyja shtetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Ditë të vështira kemi përpara”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më 9 prill.

“Do të ketë shumë ujë”.

Peskov ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar biseda telefonike me homologun e tij kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të menaxhuar situatën.

Në Rusi, situata më e rënduar besohet se është në rajonin Orenburg, pasi një digë lokale është dëmtuar rëndë tri herë radhazi në qytetin Orsk prej 5 prillit.

Të paktën pesë persona kanë vdekur nga vërshimet, ndërsa më 8 prill banorët kanë kërkuar që autoritetet lokale të bëjnë më shumë, si dhe kanë kërkuar intervenimin e Putinit në këtë situatë.

Peskov u ka thënë gazetarëve më 9 prill se Putin nuk planifikon të vizitojë Orenburgun aktualisht, por që presidenti rus është duke e vëzhguar situatën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026