“Sapo hape Kutinë e Pandorës”-Zv.ministri: Pse duam ta sjellim Formula 1 në Shqipëri
Zëvendës ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, është shprehur se Formula 1 kudo që shkon kthehet në një motor për ekonominë e vendit.
Komentet Duma i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ajo kthehet në një motor zhvillimi jo vetëm për turizmin e drejtpërdrejtë që sjell, por bën edhe që vendi të shfaqet në hartën globale.
Ai tha se Shqipëria do të përpiqet që Formula 1 të organizohet në vendin tonë, megjithëse sipas tij, konkurrenca është e madhe.
“Sapo hape kutinë e pandorës. Kostot direkte dhe indirekte të lidhura me industrinë që është Formula 1 janë të pamatshme. Është bërë një studim që kërkon të llogarisë paratë që lëvizin për shkak të Formula 1. Unë personalisht e marr me rezerva të mëdha. Kudo që shkon Formula 1 kjo kthehet në një motor për ekonominë e vendit.
Jo vetëm për shkak të turizmit të drejtpërdrejtë që sjell eventi i Formula 1 në një fundjavë, apo në një javë apo dy javë përpara dhe pas organizimit, por sepse vendi shfaqet befas në hartën globale. Këtu mund të përfshijmë edhe pjesën e turizmit industrial, kryesisht sektori automotiv, hapen shumë dyer për zhvillimin e këtij sektori”, tha Duma.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane