Zbulohen armët që Kosova i dërgon Ukrainës
Kosova, këtë javë do të dërgoj një pako mbështetëse për Ukrainën, ku përfshihen kamionë taktikë dhe autoblinda ushtarake.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake”.
Maqedonci, paralajmëroi se edhe pakoja e dytë do të dërgohet së shpejti.
“Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, tha Maqedonci për agjencinë e lajmeve turke, Anadolu Agency.
Që nga fillimi i agresionit rus, Kosova ka qenë në krah të Ukrainës, duke strehuar disa gazetarë Ukrainas duke iu bashkangjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.
Më 23 korrik të 2023-së, Qeveria e Kosovës miratoi pakon e 11-të të sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur se miratimi i kësaj pako është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Vizitat do bëhen online falë Starlink nga Elon Musk”- inxhinieri tregon detajet…
- “Kemi shkuar pranë humnerave”- Drejtuesja e garës së ‘çmendur’: S’ka pasur aksidente
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës