“Vizitat do bëhen online falë Starlink nga Elon Musk”- inxhinieri tregon detajet…
Multimiliarderi Elon Musk deklaroi se kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj në Shqipëri.
Ermand Mertenika, inxhinier bio-mjekësor është shprehur se janë mbi 10 satelitë që do të shërbejnë për Shqipërinë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se kjo teknologji do të shërbejë për shumë gjëra, deri tek shërbimet mjekësore.
Ai tregoi se si do të funksionojë në rastin që një pacient nuk ka mundësi që të arrijë shpejt te qendra shëndetësore nëse ka një problem.
“Shqipëria do të behet pjesë spontanisht e zhvillimeve të fundit. Janë mbi 10 mijë satelitë. Komunikimi është më i mirë se sa të jenë në atmosferë.
Ky zhvillim është bota IT. Koncepti i hakërimit është një grup personash që aktualisht tentojnë të hyjnë në privatësinë e tjerëve, por jemi më të mbrojtur. Shqipëria aktualisht është bërë dhe pjesë e telemjekësisë. Nëse një pacient ndodhet në zonë apo në një fshat të largët dhe ka një problem shëndetësor para se të transportohet në qendrën spitalore, realizohet një lidhje me anë të IT. Pra do të bëhet një vizitë online”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian