“Vota e detyrueshme për shqiptarët”- Bylykbashi: Të paguajnë gjobë ata që s’votojnë
Deputeti i Partisë Demokratike (nënkryetar i Rithemelimit), Oerd Bylykbashi, është shprehur se vota duhet të bëhet e detyrueshme në Shqipëri.
Komentet Bylykbashi i bëri në Euronews Albania, ku tha se duhet të vendoset një ligj që të gjobiten ata që nuk shkojnë të votojnë.
Ai tha gjithashtu se ky mekanizëm përdoret në disa vende të zhvilluara dhe sipas tij, godet blerjen e të drejtës për të votuar.
“Të vëmë si alternativë në kodin zgjedhor opsionin e listës së përbashkët dhe listës së përbërë. Nga viti 2003 deri në vitin 2008 kanë qenë të dyja bashkë. Dhe partitë zgjidhnin, meqë të gjitha zgjidhnin listën e përbërë, e hoqën njërën. Formula zgjedhore që ne kishim për koalicionin.
Vota e detyrueshme për shqiptarët është shpëtim i zgjedhësve shqiptar nga presioni që i thuhet t’i nuk do shkosh të votosh, i jepet para dhe kërcënohet. Por edhe nëse të jepet para për të votuar, ti nuk e di për kë kam votuar. Nëse nuk voton do të paguash gjobë dhe gjobë të rëndësishme. Pse komunizëm është Belgjika që e ka, komunizëm Greqia dhe Australia?
Kjo godet blerjen e të drejtës për të votuar. Kjo i ngjan detyrimit që kanë gjyqtarët dhe policët që të mos marrin pjesë në proceset politike në fushatë. Vota e diasporës gjithashtu është një problem shumë i madh”, tha Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit