Kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë, si u ndanë votat në Bëshillin Bashkiak

29 Mars 2024 | 15:18

Me ish-kryetarin Jorgo Goro që drejtoi Himarën për 13 vite me radhë në qeli dhe rivalin e tij në 14 maj që fitoi zgjedhjet Fredi Beleri, që po ashtu ndodhet në burg prej gati një viti, Blerina Bala do mund të ulet nga sot në karrigen e bashkisë së Himarës.

Deri më sot ajo ka qenë nënkryetare e kësaj bashkie, pozicion që e ka marrë së pari në vitin 2019. Por më herët ka pasur disa eksperienca administrative në pushtetin lokal, duke drejtuar drejtorinë e shërbimit social që prej vitit 2016.

Bala mori mbështetjen e 15 anëtarëve të këshillit bashkiak nga 21 në total që ka bashkia e Himarës.

Konkretisht Bala mori 9 vota e këshilltarëve të PS, 1 PSD, 1 Mega, 1 LZHK, 1 PD, dhe 2 këshilltarë të Bashkë Fitojmë. 4 anëtarë të këshillit nuk votuan, mes tyre dhe bashkëshorti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026