Zgjidhet kryetarja e re e Bashkisë Himarë

29 Mars 2024 | 12:12

Blerina Bala është kryetarja e re e bashkisë Himarë. Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës u zhvillua në ambientet e bashkisë pas tensioneve të krijuara në sallën e këshillit bashkiak nga mbështetës të Fredi Belerit.

Blerina Bala u komandua në këtë detyrë nga Këshilli Bashkiak pas ngërçit të krijuar në bashkinë Himarë, duke qenë se edhe kryetari i zgjedhur Fredi Beleri është në burg edhe kryetari në detyrë Jorgo Goro ndodhet pas hekurave.

Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës, e parashikua për t’u mbajtur paraditen e së premtes u ndërpre pas tensioneve të shkaktuara nga mbështetës të Fredi Belerit, që mësynë brenda sallës ku do të mbahej mbledhja dhe kanë kërkuar largimin e prefektit Vangjel Tavo.

Mbledhja u zhvendos në ambientet e bashkisë, ku u votua Blerina Bala me 15 vota pro dhe 4 kundër.

Nënkryetari tjetër i cili ishte në garë përballë Balës, Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara para nisjes së procesit të votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026