Zgjedhjet në Preshevë, analisti Saliu: Partitë të detyruara të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të formuar shumicën
Analisti Muharrem Saliu u shpreh në Euronews Albania se në Preshevë duhen 20 ulëse për të formuar shumicën për një qeverisje lokale.
Duke parë rezultatin e zgjedhjeve ai tha se partitë politike do të jetë të detyruara që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të formuar shumicën qeverisëse.
“Synimet i kanë të vështira për t’i realizuar ato sepse jetojnë një shtet kur interesat e komunitetit tonë nuk përputhen me interesat e pushtetit qendror”, tha më tej zoti Saliu.
Ai theksoi se partitë shqiptare “lehtësisht po përdoren nga pushteti qendror”.
Në zgjedhjet që u zhvilluan në Preshevë, Partia “Aleternativa për Ndryshim” e Shqiprim Arifit kryesoi me 14 këshilltarë, ndërsa në vend të dytë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 9 këshilltarë.
Partia “Për veprim Demokratik” ka dalë e treta me 7 këshilltarë.
Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 këshilltarë, Unioni Demokratik Shqiptar 1 këshilltar ndërsa partitë serbe 2 këshilltarë.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet në Preshevë, prin Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania