Shkrumbohet automjeti në ecje në Korçë, dyshimet e para
Një automjet që lëvizte nga Erseka në Korçë është shkrumbuar plotësisht ditën e sotme.
Në automjet kanë qenë duke udhëtuar një burrë se bashku me djalin e tij dhe një të afërm, kur mjeti në majë të Qafës së Qarrit është përfshirë nga flakët.
Në momentin që mjeti ka shpërthyer në flakë drejtuesi i mjetit se bashku me mikun e tij dhe djalin kanë arritur të dalin në kohën e duhur nga mjeti i cili brenda pak minutash është djegur i gjithi.
Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se gjithçka ka ardhur pas një defekti elektrik në mjetin ku po udhëtonin 3 persona.
Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për të izoluar flakët.
Policia në vendngjarje po heton për shkakun e zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta