RMV| Zjarr në godinën simbol të Shkupit, digjet ‘Salla Universale’
Një zjarr ka rënë sot në Sallën Universale në Shkup, një prej sallave më të mëdha të shtetit e cila është në rikonstruim e sipër.
Kupola që u vendos pikërisht dy javë më parë u përfshi nga flakët. Gazetarja e Euronews Albania në Shkup Ferikan Ilajzi, raporton se nuk ka viktima apo të lënduar. Në urgjencë janë paraqitur vetëm dy gra që janë ankuar se kanë thithur tym të zi gjatë flakëve, pasi jetojnë në banesat në afërsi të sallës. Ndërkohë dëmet materiale janë të shumta.
Komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomeski deklaroi se ende nuk janë të njohura shkaqet për zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm.
“Në orën 09:50 është raportuar për zjarr në Sallën universale. Dy automjete zjarrfikëse u dërguan menjëherë nga nënqendra e afërt në lagjen Taftalixhe, të cilët kanë vërejtur një shtyllë të lartë nga tymi pas arritjes dhe menjëherë kërkuan ndihmë shtesë. Në një kohë relativisht të shkurtër dhe falë sakrifikimit të kolegëve, zjarri është vënë nën kontroll, megjithëse kishim temperaturë të lartë në vetë objektin”,- tha Xvonko Tomeski, komandant i brigadës zjarrfikëse.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska ka kërkuar veprime të shpejta nga institucionet. Ajo apelon që të mos spekulohet për shkaqet e zjarrit.
“Dëmi material do të konstatohet para se të vazhdohet me aktivitetet e mëtejshme ndërtimore dhe do të përcaktohet shkaku. Objekti është i siguruar”, theksoi Kostadinovska Stojçevska. Do t’ju informojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt në mënyrë që të ketë informacione për atë që ka ndodhur, për të shmangur spekulimet”,- deklaroi ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Pronari i “Universal Ballkan”-Shkup, kompanisë ndërtimore që po merret me rikonstruimin e sallës, u shpreh se zjarri ka ndodhur në pjesën e vjetër dhe janë djegur materiale të vjetra, dërrasa, pllaka, dhe se pjesa e re nuk është prekur. Sipas të dhënave të para, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një kabllo ose nga instalimi i vjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit