COVID në Evropë, diskutohet aplikimi i Certifikatës së re të Shëndetit duke nisur nga qershori

29 Mars 2021 | 11:10

Më shumë vende po krijohen si qendra masive të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar pasi numri i atyre që kanë marrë dozën e parë kaloi shifrën 30 milionë. Vendi po tejkalon fqinjët e tij evropianë me rreth 57 për qind të të gjithë të rriturve që janë vaksinuar pjesërisht.

Megjithëse ka shqetësime në lidhje me furnizimet, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pretendon se është në rrugën e duhur për të administruar të gjitha dozat e dyta në kohë, por ka ende kujdes për lehtësimin e kufizimeve

“Qartësisht ka sfida rreth udhëtimeve ndërkombëtare, ju duhet vetëm të shikoni në të gjithë kontinentin dhe të vlerësoni rritjen e të infektuarve në shumë prej vendeve fqinje. Në të kaluarën këto nivele të të prekurve kanë qenë edhe ne Mbretëri të Bashkuar. Ne shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë kësaj here për shkak të progresit tonë me vaksinën por duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh sekretari Britani për Kulturë, Media dhe Sport.

Franca e cila është kritikuar për ritmet e ngadaltë ta vaksinimit së shpejti, sipas presidentit francez Macron, do të kapë nivelet e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa moti me diell gjatë fundjavës nxori parisienët në rrugë pavarësisht se janë në izolim. Qeveria franceze pretendon se Britania e Madhe mund të ketë probleme në shpërndarjen e dozave të dyta, por po shpejton programin e saj për të marrë dozat e duhura të vaksinave.

Ndërkohë një zyrtar i lartë i BE e ka vënë theksin tek një Certifikatë e re Evropiane të Shëndetit për COVID-19 që do të zbatohet nga mesi i qershorit të këtij viti.

“Në pasaportë do të keni të dhëna nëse je vaksinuar, llojin e vaksinës që ke marrë,  nëse ke qenë i infektuar, nëse ke antitrupa apo jo,  e për ata që nuk kanë marrë vaksinën apo janë infektuar do të duhet një test PCR dhe rezultatet”, u shpreh Thierry Breton, komisioner evropian për tregun e brendshëm.

Ndonëse në Evropë janë shtuar bisedimet për ritme më të shpejta vaksinimi, Sllovenia bëhet vendi i fundit që rivendos kufizimet, në atë që qeveria e quan një garë me kohën.

Shkollat dhe dyqanet jo thelbësore duhet të mbyllen. Njerëzit mund të largohen nga vendi vetëm me paraqitjen e provave të vaksinimit ose imunitetit pas infeksionit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026