PD kundërshton rikthimin e deputetëve të përjashtuar: Nuk janë as anëtarë të partisë
Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e kryetares së Kuvendit për të rikthyer në grupin parlamentar të PD deputetët e përjashtuar disa muaj më parë, përfshirë Sali Bershës.
PD ka publikuar dokumentin e vendimmarrjes së kryesisë së PD për përjashtimet e deputeteve që Bardhi ka kërkuar të rikthehen në grup sot.
Sipas këtij dokumenti, PD zyrtare pretendon që këta deputetë nuk mund të jenë më anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Parlament, pasi ata nuk janë më as anëtarë të këtij subjekti politik.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteve se grupi parlamentar i PD ka votuar në mbledhjen e datës 3 prill, revokimin e të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj deputetëve demokratë gjatë kësaj legjislature.
Njohja e vendimit të grupit parlamentar të PD nga Kuvendi, bën që të rikthehen në këtë grup të gjithë deputetet e përjashtuar, mes tyre dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta