Rikthimi i Berishës në grup parlamentar, Alibeaj: Asnjë non grata pjesë e PD
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteve se grupi parlamentar i PD ka votuar në mbledhjen e datës 3 prill, revokimin e të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj deputetëve demokratë gjatë kësaj legjislature.
Njohja e vendimit të grupit parlamentar të PD nga Kuvendi, bën që të rikthehen në këtë grup të gjithë deputetet e përjashtuar, mes tyre dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi këtë veprim të kryetares së Kuvendit si ngjarjen më të hidhur të radhës të pazarit mes mazhorancës dhe Rithemelimit.
“Nikolla përfshiu në grupin e PD deputetë të përjashtuar në mënyrë zyrtare nga PD, qëndrimi ynë ka qenë distancim nga praktikat korruptive. Sot doli gjasme mbrojti interesat e PD, Nikolla. Të gjitha pazaret e natës i përfshijnë në vorbullën e politikës së vjetër 30-vjeçare. Qëndrimi i PD ka qenë mbi parime; asnjë i korruptuar, asnjë non grata nuk do jetë pjesë e PD, mund të jetët pjesë e grupimeve që bën Nikolla por jo pjesë e PD”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë