Polonia heq detyrat e shtëpisë| Gëzojnë nxënësit e fillores, dëshpërim te mësuesit
Qeveria e re polake ka prezantuar një seri kufizimesh për detyrat e shtëpisë, në përpjekje për të modernizuar sistemin arsimor.
Në kuadër të nismës, mësuesve nuk u kërkohet më t’u japin detyra shtëpie fëmijëve në tre shkallët e para të arsimit. Ndërsa për nxënësit nga klasa e katërt në të tetën, detyrat do të jenë opsionale.
Dekreti është mirëpritur nga nxënësit.
“Jam e lumtur sepse nuk më pëlqejnë shumë detyrat e shtëpisë dhe nuk kanë shumë kuptim sepse shumë nxënës në klasën time do t’i kopjojnë ato në mëngjes nga dikush që i ka bërë. Ose do të mund t’i marrin të zgjidhura nga interneti. Ndaj, nuk kanë kuptim”, tha një vajzë.
Por jo të gjithë janë të bindur nga rregullat e reja. Në radhët e mësuesve ka pasur dëshpërim.
“Mësuesit mendojnë se kjo ndodhi shumë shpejt, me shumë nxitim. Nuk u fol shumë dhe nuk pati shumë konsultime. Duhej bërë, por më parë duheshin pyetur mësuesit”, tha Slawomir Broniarz, shef i Sindikatës së Mësuesve Polakë.
Sistemi arsimor i Polonisë i është nënshtruar një seri reformash të kontestuara, me thuajse çdo qeveri që ka bërë ndryshime. Shpesh herë kjo qasje i ka lënë prindërit dhe mësuesit konfuzë dhe të dekurajuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve