SPAK memorandum Mirëkuptimi me Prokurorinë e Përgjithshme të Spanjës
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme së Mbretërisë së Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz.
Përmes një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, bëhet me dije se qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është të konsolidojë dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit brenda kompetencës së secilit Institucion Nënshkrues, mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm marrëdhëniesh dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.
Të dy palët shprehën gatishmërinë e hedhjes së menjëhershme të hapave konkret në hetimin e çështjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit.
Njoftimi:
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Mbretërisë së Spanjës
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme së Mbretërisë së Spanjës, Z. Alvaro Garcia Ortiz. Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit.
Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është të konsolidojë dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit brenda kompetencës së secilit Institucion Nënshkrues, mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm marrëdhëniesh dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.
Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre, por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e dy institucioneve shprehën besimin e tyre të thellë se bashkëpunimi i ngushtë midis tyre do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e veprimtarive të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Spanjës dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, terrorizmit, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e migrantëve, trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit, pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, krimin kibernetik, dhe lloje të tjera krimesh të rënda, që përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë.
Në mbyllje, të dy palët, shprehën gatishmërinë e hedhjes së menjëhershme të hapave konkret në hetimin e çështjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit.
Nënshkrimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është mbështetur nga EU4FOCAL, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione