U lirua nga burgu në janar, zbardhet arsyeja e thirrjes së Fatos Tushes në SPAK

10 Prill 2024 | 10:40

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar dhe nga një avokat. Tushe perfundoi dënimin pak kohë më parë për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas burimeve SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Dyshohet se Tushes i janë gjetur pasuri të fshehura në emër të personave të tjerë.

Pasi u mor në pyetje për disa minuta ish-kryebashkiaku u pa të dilte nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku dha dhe një prononcim të shkurtër për media. Ai pranoi se ishte në SPAK në lidhje me mos deklarimin e një pasurie.

“Jam këtu për mosdeklarimin e një pasurie”, tha Tushe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026