Veliaj reagon pas protestës: S’mund të vijosh të djegësh, për të kompensuar votat

11 Prill 2024 | 18:19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së organizuar ditën e sotme (e mbështetur nga Rithemelimi) para godinës që ai drejton.

Reagimi i tij erdhi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe momentet e përplasjes e hedhjen e molotovit nga protestuesit drejt uniformave blu para bashkisë.

Veliaj thotë në reagimin e tij se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e vitit 2024.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!

Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote!

Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin.

Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es!

Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve”, shkruan Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:25 | 24/06/2026