Veliaj: S’e kam shkelur kurrë ligjin dhe besimin e qytetarëve që më besuan 3 mandate

6 Prill 2024 | 13:20

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me arrestimet e kryera nga SPAK në Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se i duhet lënë drejtësisë fjala e fundit për ish-zyrtarët, ndërsa shtoi se nuk ka pasur kurrë anjë përfitim të paligjshëm personal dhe se nuk e ka shkelur kurrë as ligjin dhe as besimin e qytetarëve të cilët i kanë dhënë mandatin e tretë në krye të bashkisë.

Kryebashkiaku tha se qeveria socialiste gjithnjë ka dashur që drejtësia të bëjë punën e saj pa parë majtas e djathtas, ndaj e shikojnë atë si partnere strategjike dhe e mbështesin pa rezerva.

“Por, nivelet ekzekutive të qeverisjes nuk janë as prokurori as gjykata, prandaj ne e shohim drejtësinë si aleate strategjike në këtë luftë dhe e mbështesim pa rezervë punën e saj, si një punë e domosdoshme për pastrimin e administratave tona nga elementët e korruptuar”,-tha Veliaj.

Në reagimin e tij, Veliaj shprehet se sigurisht që i vjen keq nëse do të dalin të vërteta akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë, por shprehet se me ta nuk e ka lidhur asnjë përfitim i paligjshëm personal.

“Tani, padiskutim që mua nuk ka sesi të më vijë mirë, nëse akuzat e ngritura ndaj disa ish-drejtorëve e drejtorëve të Bashkisë Tiranës provohen të vërteta në gjykatë.

Përkundrazi, më vjen tmerrsisht keq, që krahas angazhimit në plot punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale. Por, në pritje të fjalës së fundit të drejtësisë për ta, unë vetë nuk kam çfarë pres për t’ju parë të gjithëve në sy dhe për t’ju thënë se asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë”, -u shpreh Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026