GJKKO cakton masat e sigurisë për ish-drejtorët e ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

30 Mars 2024 | 14:24

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Dy ditë më parë, GJKKO firmosi me kërkesë të SPAK 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë ‘arrest në burg’, ndërsa 6 të tjerat janë ‘detyrim paraqitje’.

Këta persona akuzohen për vepra të ndryshme penale si “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se masat e sigurisë të firmosura nga GJKKO janë ndaj personave me inicialet E. Z, E.P, D. K, N. M, J. Z, A. J, R. M, T. T, M. Q.

Ata akuzohen për veprën penale të ‘korrupsionit’ në lidhej me të ashtuquajturën ‘dosja 5D’.

Seanca u ndërpre më herët dhe shkak është bërë kërkesa e avokatëve të personave të arrestuar, të cilët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Zyrtarët M. Q, R. M dhe T. T, u përballën me gjykatën me pranga në duar. Sipas SPAK, ata janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Të tjerët, u njohën me masën ‘detyrim për paraqitje’.

Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026