Dështon Komisioni Hetimor për Sterilizimin, PS bojkoton sërish

12 Prill 2024 | 11:59

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up-in, e planifikuar për këtë të premte, ka dështuar sërish të mblidhet.

Shkak është bërë mungesa e deputetëve të PS në mbledhjen e thirrur nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi.

Pas konstituimit Komisionin Hetimor për Shëndetësisinë, ka dështuar të mblidhet gjatë 4 mbledhjeve të fundit për shkak të mungesës së deputetëve të maxhorancës në seancë.

Dy mbledhjet e vetme të zhvilluara deri më tani janë shoqëruar me tensione mes deputetëve të PS dhe atyre të opozitës.

Deputetit socialist Petro Koçi, deklaroi të enjten në Kuvend se socialistët nuk shkojnë në Komisionin Hetimor për shkak të arrogancës dhe mungesës së etikës nga drejtuesja e komisionit Albana Vokshi.

Ndërkohë kjo e fundit e ka cilësuar bojkotin e maxhorancës në mbledhje si një ‘shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit’.

Në një deklaratë pas dështimit të mbledhjes Vokshi tha:

“Me kërkesë të anëtarëve të opozitës kemi kërkuar mbledhjen ditën e sotme. Për herë te 4-të anëtarët e mazhorancës bojktuan mbledhjen. Sot kemi punuar me deputetët dhe ekspertët ligjor për të pasqyruar të gjithë punën e komisionit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026