Nis Komisioni Hetimor për Sterlilizimin, Vokshi: Mos u bëni mburojë e korrupsionit

25 Mars 2024 | 11:30

Ka nisur Komisioni Hetimor për Sterilizimin, ku kryetare është Albana Vokshi, ndërsa zv.kryetar është Plarent Ndreca nga radhët e PS.

Vokshi u është drejtuar anëtarëve të Komisionit që të mos bëhen mburojë e korrupsionit që është bërë me sterilizimin.

Ndërkohë, Ndreca ka replikuar me Vokshin duke i thënë që të mos dalë në konkluzione ende pa nisur komisioni, pasi në këtë mënyrë thyejnë rregullat.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Uroj që të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni. Është korrupsion në nivelet më të larta. Me 200 milion euro mund të ishin ndërtuar dhjetëra spitale, e mund të ishin rritur pagat e mjekëve.  Grupet parlamentare, kanë propozuar anëtarët në përbërje të këtij komisioni.

Ndreca: Më vjen shumë keq që nisi në këtë mënyrë kjo mbledhje e Komisionit. Nëse ju vijoni më tutje me konkludime pa filluar akoma komisioni, keni thyer rregullat. Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu, atëherë e kemi nisur me këmbë jo të mbarë këtë komision. Konstatoj se ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare.

Vokshi: Kam diskutuar me drejtoreshën juridike, vendime është zbardhur por është çështje numri, pra numri rendor. Për aq kohë sa kjo nuk prek  thelbin e këtij komisioni, unë nuk gjykojë se ky numër nuk prek thelbin dhe përmbajtjen e këtij komisioni. Nuk bën arsye që të vonohet puna e një komisioni. Ky Komision është ngritur pas kërkesës së deputetëve të opozitës. Aty sqarova kërkesën e deputetëve, atë që ne gjykojmë që është një nga skandalet më të mëdha që ndikon te jeta e qytetarëve. Duhet të zbardhim këto dy afera.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026