“Po shkelni etikën!” Vokshi debat me Ndrecën në komision: Ndalni shantazhin
Komisioni hetimor për Shëndetësinë i cili po zhvillohet këtë të martë ka nisur me debate mes socialistëve dhe demokratëve.
Socialistët kanë kërkuar që kryetarja e komisionit Albana Vokshi të jetë ajo që informon Sekretarin, por Vokshi e ka konsideruar këtë si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit.
Gjatë debatit, Plarent Ndreca ka akuzuar kryetaren Vokshi se po thyen Kodin e Etikës.
Pjesë nga debati:
“Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë kësaj pune. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin”,-tha deputeti socialist Ndreca.
“Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin? E mbani veten për jurist. Ndryshe hajde e ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari. Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Ndalojini shantazhet”,-tha Albana Vokshi.
“Po thyeni etikën! Për çdo vendimmarrje të komisionit, sekretari ka përgjegjësinë për t’iu komunikuar çdo vendimmarrje e komisionit. Këto janë gjera bazike. Ka dhe nënkryetarë dhe anëtarë”,-tha Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë