Çuçi: Mendësia e opozitës dështoi komisionin e reformës zgjedhore

21 Mars 2024 | 10:46

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se komisioni bipartizan i reformës zgjedhore mbase nuk do të ketë një produkt përfundimtar.

Kjo sipas tij vjen pasi opozita ka dorëzuar një draft në komision, për të cilin nuk ka negociuar, por ka pritur të miratohet pa ndryshime. Ai tha se kjo mendësi e opozitës ka bërë që reforma të dështojë.

“Sot mbaron afati i komisionit dhe për fat të keq po presim produktin përfundimtar, nga deklarimet e Alibeajt duket se nuk do të ketë një produkt përfundimtar. Alibeaj e tha se produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament. Por çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tonë.

Ky është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni. Gjithsesi ne do të presim rekomandimet e komisionit, do ti shqyrtojmë dhe do të mbajmë një qëndrim në Parlament. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo jo listat e hapur, po ne jemi ata që kemi votuar që emigrantët të votojnë. Të gjithë këto janë adresuar dhe do presim rezultatet e komisionit bipartizan që ka zgjat më shumë se askush tjetër dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, deklaroi Çuçi duke theksuar se PS është forca që ka bërë gati dokumentet se si emigrantët të votojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026