Elbasani, rekord të larguarish, në pesë vite janë mbyllur 59 shkolla të arsimit parauniversitar    

15 Mars 2021 | 12:08

59 është numri i shkollave të mbyllura në qarkun e Elbasanit gjatë pesë viteve të fundit.

Qarku i Elbasanit sipas INSTAT ka pësuar rënien më të madhe të numrit të popullsisë gjatë këtyre viteve. Banorët rendisin papunësinë dhe varfërinë si shkaqet kryesore të largimit.

Reduktimi i popullsisë është reflektuar edhe në mbylljen e shkollave si pasojë e mungesës së fëmijëve, kryesisht kjo në zonat rurale. Sipas të dhënave të siguruara në rrugë zyrtare nga Euronews Albania, pesë vitet e fundit në Qarkun e Elbasanit janë mbyllur 59 shkolla.

Dhjetë shkolla në Gramsh, tre në Belsh, dy në Cërrik, 21 shkolla në Elbasan, 11 shkolla në Peqin, dy në Përrenjas dhe dhjetë në Librazhd.

Zyrat arsimore vendore rendisin ndër arsyet kryesore për mbylljen e tyre rënien e numrit të nxënësve për shkak të largimit të tyre jashtë vendit apo zhvendosjen në shkolla të tjera për një arsimim më cilësor.

Për shkak të mungesës së rekrutimeve gjatë dy viteve të fundit edhe në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan rrezikojnë mbylljen 6 programe studimi:

  • Bachelor në “Histori dhe gjuhë gjermane”
  • Bachelor në “Gjeografi dhe gjuhë italiane”
  • Bachelor në “Fizikë kompjuterike”
  • Master profesional në “Redaktim”
  • Master profesional në “Gazetari sportive”
  • Master i shkencave në “Gjeografi”

Për qytetarët e Elbasanit papunësia dhe varfëria janë arsyet kryesore që i kanë detyruar njerëzit të largohen.

Pas qarkut të Elbasanit, janë Fieri, Berati dhe Dibra qarqet që kanë pësuar rënien më të madhe të numrit të banorëve në katër vitet e fundit. Por ndërkohë Tirana është rritur 63 mijë banorë dhe Durrësi më dhjetë mijë, çka tregon edhe lëvizjen e popullsisë drejt këtyre qendrave urbane dhe ekonomike.   

Në total, sipas INSTAT-it gjatë katër viteve të fundit, Shqipëria ka një reduktim të popullsisë me rreth 30 mijë banorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026