‘Gati të negociojmë’/ Putin për Ukrainën: Por nuk pranojmë kushte të imponuara
Vladimir Putin ka deklaruar se është gati të negociojë me Ukrainën, por pa kushte të vendosura.
Në një takim me homologun bjellorus, Putin tha se Moska nuk i ka refuzuar kurrë zgjidhjet paqësore me Kievin, por nënvizoi se ajo nuk është ftuar në konferencën mbi Ukrainën që mbahet në Zvicër më 15 dhe 16 qershor.
“Ne nuk ishim ftuar, por ata thanë që ne refuzojmë. Kjo është qesharake. Sërish dua të theksoj se ne jemi të hapur për negociata, por jo në atë format që do të na impononte skema dhe kushte që nuk kanë lidhje me realitetin”-tha Vladimir Putin.
Rusia ka hedhur poshtë formulën e paqes të presidentit Zelensky, që i kërkon Moskës të tërheqë trupat e saj, të kompensojë dëmet që i ka shkaktuar Ukrainës dhe të përballet në gjykatë për veprimet e saj.
Ndërkohë, nga kryeqyteti i Lituanisë, në samitin Nisma e Tre Deteve, Zelensky paralajmëroi Evropën se mungesa e asistencës mund të shkaktojë viktima të tjera dhe të rrisë rrezikun e një konflikti “të ngrirë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta