Zbulim i ri në Pompei, gjendet dhoma e argëtimit me afreske të Luftës së Trojës
Arkeologët në Pompei kanë zbuluar një sallë banketesh me një stil unik afreskesh në muret e saj. Salla, 15 metra me 6 ndodhet në seksionin “Rexho 9” të parkut antik dhe sipas gjasave përdorej për gosti. Muret e dhomës janë lyer me ngjyrë të zezë dhe kanë figura të vogla njerëzish.
“Muret janë lyer me të zezë për ta parandaluar që tymi nga llambat me vaj të duket. Njerëzit takoheshin në këtë dhomë pas perëndimit për të darkuar dhe dridhjet e dritave të llambave krijonin efektin sikur figurat në mure lëviznin”, thotë Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit.
Figurat e pikturuara besohet se janë figurat mitike të lidhura me Luftën e Trojës, si Helena, Apollon, Paridi dhe Kasandra. Sipas ekspertëve, dhoma e rafinuar ofronte një mundësi argëtimi për banorët e privilegjuar të Pompeit, që kërkonin të bënin një stil jetese elegant.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dele për të shpëtuar Pompein, nisma për të pastruar parkun nga vegjetacioni
- Erotizmi në Pompei, ekspozita për marrëdhëniet në hapësirat publike e private
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë