PS dorëzon në KQZ listën e ndryshuar me kandidatët e qarkut të Elbasanit

12 Mars 2021 | 12:35

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për ndryshimet në listën e qarkut Elbasan.

Marsida Hyseni e renditura e 12, zhvendoset në vendin e 13, duke u vendosur në vendin e 12 kandidati Shkëlqim Bullari, që më herët ishte poziconuar i 13-ti në listë.

Korrigjimi vjen për shkak se kishte shumë gra në listë deri tek vendi i 12.

Me kalimin e Shkëlqim Bullarit në vendin e 12, ruhet barazia gjinore, 1 në 3 gra në listë.

Sakaq, më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu për korrigjim dokumentacionet e listave shumë-emërore të katër prej partive që janë regjistruar në këto zgjedhje.

Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave të partive: Lëvizja e Re, Aleanca Demokracia e Re, Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026