Trump: Konflikti në Izrael mund të përfundojë në Luftë Botërore

13 Prill 2024 | 18:34

Në një konferencë për shtyp të premten në Palm Beach, Florida, ish-presidenti Donald Trump sugjeroi se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza mund të përshkallëzohej në një luftë botërore.

“Ajo që po ndodh në Izrael mund të përfundojë në një luftë botërore,” tha Trump, duke u ndalur dhe te tensionet mes Iranit dhe Izraelit së fundmi, pas sulmit me raketa në konsullatën iraniane në Siri.

Trump më pas vazhdoi duke kritikuar presidentin Joe Biden , duke thënë se ai “nuk e di se çfarë dreqin po bën”, shkruan The Jerusalemn Post.

Më herët në konferencën për shtyp, Trump i quajti Shtetet e Bashkuara një “komb në rënie”, duke komentuar fillimisht “inflacionin rekord” në vend.

Trump u ndal dhe te lufta në Ukrainë, për të cilën tha se nuk do të kishte ndodhur nëse do të ishte President.

Edhe për konfliktin Ukrainë Rusi Trump ngriti shqetësimin se mund të përfundojë në një luftë botërore.

“Ne kemi një president që nuk mund të bashkojë dy fjali, ne kemi një president që nuk mund të gjejë shkallët jashtë skenës. Ne kemi një president që nuk e di se çfarë dreqin po bën. Dhe ne mund të përfundojmë në një luftë botërore,” vuri në dukje ai përsëri.

“Kemi pak më pak se shtatë muaj deri më 5 nëntor, por kjo është një përjetësi kur njerëzit janë të paaftë”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026