Boiken Abazi: Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri mund ta vendosin me votë nëse e duan bashkimin
Kryetari i qendrës Vetëvendosje në Shqipëri, njëkohësisht kandidati i kësaj lëvizjeje për qarkun e Tiranës, Boiken Abazi tha në një intervistë për Euronews Albania se LVV synon që një ditë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri të vendosin me votë nëse e duan bashkimin kombëtar.
Z. Abazi tha se një nga çështjet e para me të cilën do të merren deputetët e LVV nëse mbërrijnë në Kuvend, është të bëjnë transparencë se çfarë ka ndodhur me 140 marrëveshjet e nënshkruara që nga 2006 mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Duam me hapa konkretë të shikojmë ku kanë ngecur këto marrëveshje, në mnëurë që një ditë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri të mund të votojnë dhe të vendosin vetë nëse e duan bashkimin Shqipëri-Kosovë”, tha z. Abazi.
Kandidati i LVV u shpreh se projekti i tyre do të vazhdojë dhe në zgjedhjet e radhës Lëvizja synon të garojë me lista të plota në të gjitha qarqet e vendit.
Sipas tij, qëllimi i tre kandidatëve të LVV në zgjedhjet e 25 prillit është të përcjellin në kuvend zërin e qytetarëve lidhur me çështjet që lidhen me korrupsionin dhe ndryshimin e modelit ekonomik, në mënyrë që sipas tij të arrihet tek ajo që të gjithë shqiptarët e dinë dhe duan; përpjekja për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë të mbushet me çështje përmbajtësore që lidhen me shëndetësisë, ekonominë apo heqjen e traut në Rrugën e Kombit
Prej më pak se dy vitesh, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur aktivitetin e saj dhe në Shqipëri. Edhe pse është e regjistruar si një organizatë jo fitimprurëse, nga radhët e saj kanë dalë 3 kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, si të pavarur.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës