Momentet e fundit para përfshirjes nga flakët të magazinës, teksa Arjan Sala vrapon në ndihmë të kolegëve
Një foto e shkëputur nga kamerat e sigurisë tregon momentin e fundit para përfshirjes në flakë të magazinës tek ‘Casa Italia’, ku shihet 32-vjeçari Arjan Sala teksa vrapo për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tij.
Gjesti heroik i të riut, që i mori edhe jetën, u vlerësua masivisht në opinioni publik, teksa sot kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në familjen e të ndjerit u dorëzoi atyre titullin “Dëshmor i Atdheut” për 32-vjeçarin.
Arjan Sala, i riu që humbi jetën nga zjarri i rënë në qendrën tregtare “Casa Italia”, ka prekur zemrat e mjaft njerëzve me veprimin e tij vetëflijues.
Kolegë të tij thonë se 32-vjeçari me veprimet e tij pas rënies së zjarrit ka arritur të shpëtojë disa punonjës të kompanisë së sigurisë, ku edhe ai vetë ishte pjesë prej tre vitesh.
Babai i një fëmije 2 vjeç pasi ndihmoi kolegët të dilnin nga magazina, nuk arrit dot të dilte që aty në përpjekje për të shuar vatrën e zjarrit. Trupi i tij u nxor katër ditë pas rënies së zjarrit.
Politikanë, artistë dhe personalitet të vendit kanë shprehur nderime të thella për veprimin e të riut.
Lexoni gjithashtu:
Arjan Sala shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’, kryeministri u dorëzon titullin familjarëve
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut