Rigerta Loku tregon se nuk ka marrë asnjëherë ofertë nga PS për të garuar në zgjedhje
Në zgjedhjet e 25 prillit krahas partive tradicionale tashmë do të garojnë edhe disa parti të reja, mes të cilave edhe “Nisma Thurje”.
Rigerta Loku, mirditorja që përloti Kuvendin rreth 4 vite më parë më fjalimin e saj ku i bëri thirrje deputetëve që të kthejnë sytë nga fshati, ka marrë vendimin që të kandidojë me këtë parti.
Në një intervistë për Euronews Albania zonja Loku tregoi se asnjëherë nuk ka marrë një ofertë drejtpërdrejt nga Partia Socialistë për kandidatë për deputete.
Ajo u shpreh gjithmonë ka qenë një zë i njerëzve pa parti.
Sa i përket fushatës, kandidatja për deputete tha se takimet e saj elektorale janë takime të vogla dhe se nuk bën fushatë në rrjetet sociale.
“Ne do të bëhemi të mëdhenj nesër, sot duhet të ngrejmë urat e komunikimit”, u shpreh kandidatja teksa foli për partinë, nën siglën e së cilës garon.
“Po mos besoja tek ndryshimi unë nuk do isha këto duke folur me ju. Unë jam e bindur që vetëm thjesht mendjet që nuk janë të paaftë që e duan ndryshimin, të bëhen bashkë”, përfundoi ajo.
Rigerta Loku, ka studiuar në “La Sapienza” në Romë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, por ka vendosur të rikthehet dhe t’i përkushtohet jetës së fshatit duke u marrë me bujqësi.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West