Oliver Varhelyi: Shqipëria plotëson kushtet për në BE, Maqedonia e Veriut jo

12 Mars 2021 | 12:55

Shqipëria, sipas Komisionit Evropian i ka përmbushur kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia e Veriut ende jo.

Konstatimi u bë nga komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi gjatë Forumit Ekonomik të Tiranës, i cili u mbajt online.

Varhelyi lavdëroi punën e kryer nga Shqipëria dhe vlerësoi se BE po bën të pamundurën për t’iu përmbajtur zotimeve të saja për sa i përket projektit të zgjerimit. Mirëpo nga Maqedonia e Veriut ai kërkoi më shumë punë, së cilës i vuri në dukje problemet me Bullgarinë për sa i përket disa pikave rreth historisë.

“Maqedonia e Veriut ka zhvilluar një ritëm të qëndrueshëm në zbatimin e reformave për në BE, në veçanti në sferën e të drejtave themelore. Është e rëndësishme që sa më shpejtë të gjenden zgjidhje të pranueshme për çështjet e pazgjidhura midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,” – tha Varhelyi.

Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev u përgjigj se Shkupi pret prej 16 vitesh nisjen e bisedimeve për anëtarësim, se përpjekjet për reforma vazhdojnë ndërsa për çështjen me Bullgarinë tha se po punohet, por theksoi se “për identitetin maqedonas nuk mund të bëhet kompromis”.

Disa shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar përfaqësuesit të jashtëm Joseph Borrel që të vijohet me procesin e zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, kërkesë që është vendosur në agjendën e Këshillit për t’u diskutuar në muajin prill.

Lexoni gjithashtu:

Hendeku BE-Ballkan, Forumi Ekonomik i Tiranës: Ka progres, por duhet bërë më shumë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026