Interi barazon me Cagliarin, frikë dhe ankth në Udinese-Roma

15 Prill 2024 | 14:09

Java e 32-të e kampionatit Italian ka prodhuar rezultate interesante, teksa ajo që bie në sy është se asnjë nga ekipet e renditura në krye nuk kanë marrë dot fitore. Interi kryesues u ndal nga Cagliari, Milani barazoi me Sassuolon, teksa Juventusi nuk shkoi më tepër se 0-0 ndaj Torinos në derbi.

Në Giuseppe Meazza, zikaltrit barazuan me Cagliarin në një ndeshje ku arritën të gjenin avantazhin në fraksionin e parë me Thuram, por në pjesën e dytë Shomurodov riktheu ekuilibrat. Një 11 metërsh i fituar nga vendësit do të kthehej në gol nga turku Calhanoglu, por 7 minuta para fundit Viola barazoi sërish shifrat në fushë, duke bërë që sfida të mbyllet 2-2.

Më herët Milani u ndal nga Sassuolo në një përballje spektakolare, e mbyllur në shifrat 3-3. Vendësit shënuan shpejt me Pinamotnin e barazuan me Lauriente, por Leao ngushtoi diferencën. Lauriente i dërgoi shifrat në 3-1, teksa kuqezinjtë do të përgjigjeshin me Joviç e pas tij Okafor, për 3-3. Frikë e ankth në ndeshjen Udinese-Roma, e ndërprerë në shifrat 1-1, teksa shkak u bë një përkeqësim i shëndetit të mbrojtësit Ndicka. 24-vjeçari nga Bregu u shtri përtokë, duke treguar se kishte shqetësime në zemë, e më pas mori ndihmën e stafit mjekësor. Pas pauzës që zgjati disa minuta, gjyqtari vendosi që pjesa e mbetur të riluhet në një datë tjetër, me të njëjtin rezultat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026