Franca bashkohet me aleatët perëndimorë krahë Izraelit: Të shmangim përshkallëzimin
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të bëjë gjithçka për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të shmangur një zjarr, pra një përshkallëzim. Ne duhet të jemi në krah të Izraelit për të siguruar mbrojtjen e tij në maksimum, por edhe për të kërkuar një kufi për të shmangur një përshkallëzim” tha Macron për BFMTV.
Fokusi duhet të jetë në “izolimin e Iranit, bindjen e vendeve në rajon se Irani është një rrezik, rritja e sanksioneve, forcimi i presionit mbi aktivitetet bërthamore” në Iran, shtoi ai.
Presidenti francez tha gjithashtu se avionët francezë ndihmuan në zmbrapsjen e një shkeljeje iraniane të hapësirës ajrore të Jordanisë gjatë sulmit.
“Prej disa vitesh ne kemi një bazë ajrore në Jordani për të luftuar terrorizmin. Hapësira ajrore jordaneze u shkel. Ne bëmë avionët tanë të ngriheshin dhe ne përgjuam atë që duhej të përgjonim”,-tha ai.
Ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné të dielën tha se i kishte kërkuar ministrisë së jashtme që të thërriste ambasadorin iranian të hënën për të shprehur një “mesazh vendosmërie”.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona