Ndihma për Izraelin dhe Ukrainën/ Johnson do insistojë për miratimin
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, republikani Mike Johnson ka deklaruar se do të tentojë të çojë përpara këtë javë ndihmën për Izraelin, një detyrë e vështirë duke qenë se paketa e sigurisë kombëtare përfshin edhe fondin për Ukrainën.
Johnson ndodhet nën një presion të fortë politik nga kolegët republikanë teksa përpiqet të tejkalojë përçarjen e partisë për të ndihmuar Kievin që të mbrohet nga pushtimi rus.
Kryetari republikan ka pasur në dorë prej dy muajsh paketën prej 95 miliardë dollarësh.
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit bëri që ndaj tij të rritet presioni, por i dha gjithashtu Johnson një shans për të nënvizuar urgjencën për aprovimin e fondit.
Johnson tha për kanalin “Fox News” se ai dhe republikanët e kuptojnë nevojën për t’i qëndruar pranë Izraelit dhe shtoi se do të punojë që këtë javë procesi për fondin të avancojë.
“Detajet e paketës po analizohen. Ne po shohim opsionet dhe të gjitha aspektet shtesë”, deklaroi Johnson.
Ndërkohë, lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se presidenti Joe Biden zhvilloi në fundjavë një bisedë telefonike me eksponentët kryesorë të republikanëve dhe demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, përfshirë Johnson.
Schumer saktësoi se mes liderëve pati konsensus që të ndihmohen si Izraeli edhe Ukraina. “Kjo është jetike për të ardhmen e Ukrainës, për Izraelin dhe Perëndimin”, tha Schumer.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë saktësoi se gjatë telefonatave, Biden diskutoi nevojën urgjente që Dhoma e Përfaqësuesve të kalojë paketën e sigurisë kombëtare sa më parë të jetë e mundur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente